Rasti i humbur nga Ernest Muçi

Sport

VIDEO/ Ernest Muçi s'u beson syve, humbet rastin e artë! Besiktas fiton derbin kundër Fenerbahces së Mourinhos

7 Dhjetor 2024, 19:50| Përditesimi: 7 Dhjetor 2024, 19:52

  • Share

STAMBOLL - Besiktas fitoi 1-0 derbin e Stambollit kundër Fenerbahces, sfidë kjo e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit. Ndeshja u vendos nga goli i Chamberlain në minutën e 73-të.

Këtë sfidë nga minuta e parë e nisi Milot Rashica, ndërsa në minutën 90+2 në fushë për vendasit u hodh edhe Ernest Muçi. Sulmuesit të Kombëtares iu deshën vetëm pak sekonda në fushë dhe në çastet e fundit të ndeshjes shpërdoroi një mundësi të artë i vetëm përballë portierit Livakovic, i cili e ndali.

Në fund Besiktas mposht me një gol Fenerbahcen e Mourinhos dhe me 25 pikë ngjitet në vendin e katërt. Fenerbahce me 32 pikë ndodhet në pozitën e dytë, tre pikës pas kryesuesve të Galatasaray.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?