Ertjan Kofsha me medalje ari në stilin e shkëputjes

VIDEO/ Ertjan Kofsha 'lahet në ar', peshëngritësi shqiptar merr tre medalje! Shpallet nënkampion Evrope në Poloni

1 Nëntor, 13:29| Përditesimi: 1 Nëntor, 14:10

  • Share

POLONI - Peshëngritësi Ertjan Kofsha ia ka dalë që të sigurojë tre medalje, një ari dhe 2 argjendi në Kampionatin Evropian të moshës deri në 23 vjeç që po zhvillohet në Poloni; duke u shpallur nënkampion Evrope.

Me 162 kilogramë në stilin e shkëputjes, Kofsha arriti të siguroi medalje ari në peshën deri 96 kg. Peshëngritësi kuqezi dhuroi një paraqitje të shkëlqyer edhe në stilin e shkëputej ku me 192 kg siguroi medalje argjendi.

Në dygarësh, me 354 kg në total, Ertjan Kofsha u rendit në vendin e dytë duke u shpallur nënkampion Evrope, për fat të keq medalja e arit i iku nga duart për vetëm 1 kg, por paraqitja e tij me “tripletë” medaljesh jep shpresë për të ardhmen, për ta rikthyer sërish peshëngritjen kuqezi në nivele të larta.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?