Pamje nga vendngjarja në aeroportin e Hamburgut

Babai mban peng vajzën 4 vjeçe në aeroportin e Hamburgut, dorëzohet pas 18 orësh

5 Nëntor 2023, 09:17| Përditesimi: 5 Nëntor 2023, 19:44

  • Share

Një 35-vjeçar me origjinë turke është arrestuar këtë të diel në aeroportin e Hamburgut pasi mbajti për 18 orë peng vajzën e tij, në një makinë, ndërkohë që ishte i armatosur.

35-vjeçari i identifikuar si Selman E., hyri me makinën e tij në zonën ku zakonisht parkohen avionët.

Sipas "Bild".ai kishte si synim të largohej me vajzën 4-vjeçare për në Turqi, kjo pas mosmarrëveshjeve të shumta me nënën e fëmijës përsa i përket kujdestarisë. Ishtë nëna e fëmijës ajo që ka lajmëruar autoritetet në lidhje me tentativën e 35-vjeçarit për të rrëmbyer vajzën.

“Mendohet se një betejë për kujdestari të fëmijës qëndron prapa këtij rasti”, thuhet në deklaratën e policisë.

Policia ka thënë se i dyshuari ka qëlluar dy herë në ajër dhe ka gjuajtur me molotov. Po ashtu, autoritetet bëjnë me dije se policë dhe psikologë kanë negociuar për disa orë rresht deri në momentin që ai është dorëzuar.

"Mësohet se 35-vjeçari ka ndezur disa zjarre në zonën e aeroportit. Ai hodhi dy shishe të djegura nga makina, një lloj kokteji Molotov", tha Thomas Gerbert, zëdhënës i policisë federale.

Incidenti ka rezultuar me shtyrje dhe anulim të dhjetëra fluturimeve.

Ora 15:23
Mbante peng vajzën e tij në aeroportin e Hamburgut, 35-vjeçari dorëzohet pas 15 orësh

1699194032_for.jpg

Momenti kur policia arreston 35-vjeçarin, Salman E.

Është dorëzuar 35-vjeçari turk i armatosur që mbante peng fëmijën e tij në aeroportin e Hamburgut. Salman E. ka mbajtur peng në makinën e tij për mbi 15 orë vajzën e tij 4-vjeçare, por ngjarja ka përfunduar pak më parë dhe 35-vjeçari është arrestuar.

Policia po negocionte gjithë këto orë me 35-vjeçarin me psikologë specialistë. Në fakt, zyrtarët gjermanë paralajmëruan se aeroporti do të qëndrojë i mbyllur për ngritje dhe ulje deri në përfundimin e situatës së pengjeve.

Sipas mediave gjermane, 35-vjeçari është me origjinë turke dhe dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje me nënën e fëmijës për kujdestarinë dhe pasditen e së shtunës ka rrëmbyer vogëlushen. Gazeta Bild raportoi se burri donte të udhëtonte me të në Turqi me avion.

Nëna kishte lajmëruar më herët policinë, duke denoncuar rrëmbimin e fëmijës. Burri qëlloi dy të shtëna në ajër, tha një zëdhënës i policisë federale. Trafiku ajror  në aeroportin e Hamburgut u pezullua menjëherë, ndërsa  terminalet u mbyllën dhe dhjetëra fluturime u anuluan.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?