Koreografia në nderim të Mbappe

VIDEO/ Fëmija i periferisë që u bë idhull, tifozët e PSG-së nderojnë Kylian Mbappe në ndeshjen e fundit! Ai shënon

12 Maj, 21:56| Përditesimi: 12 Maj, 22:03

  • Share

Pas gjashtë sezonesh me PSG-në, Kylian Mbappe ka vendosur mos rinovojë me klubin e vendlindjes dhe të largohet i lirë, me gjasë drejt Real Madrid. Djaloshi i lindur në periferinë e Parisit u bë idhulli i miliona tifozëve të PSG-së me këta të fundit që e kanë nderuar në duelin e fundit zhvilluar kundër Toulosue në "Parkun e Princave" këtë të diel.

Ishte viti 2018 kur PSG shpenzoi 180 milionë euro dhe afroi nga Monaco një nga yjet e futbollit botëror. Në këtë kohë Mbappe ka luajtur për 307 ndeshje me fanellën e PSG-së në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 256 gola dhe asistuar 108 herë, e duke u ndëshkuar 43 herë me karton të verdhë dhe tre herë me të kuq.

Në gjashtë vite ai fitoi 14 trofe me PSG-në, gjashtë nga të cilat në Ligue I, pa mundur të ketë sukses në Evropë. Dashuria e tifozëve u pa sot, me ultrasit që shpalosën një portret në nderim të tij, duke mos harruar ta falenderojnë për kontributin e madh që Mbappe ka dhënë për klubin.

Si gjithmonë Mbappe është special, duke shënuar edhe në ndeshjen e fundit.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?