VIDEO/ Fermat në Durrës në karantinë nga gripi i shpendëve, aksidentohet kamionçina, të brendshmet e pulave shpërndahen në rrugë! E paqartë ku u morën

29 Mars 2022, 13:45| Përditesimi: 29 Mars 2022, 14:53

  • Share

Një kamionçinë që transportonte të brendshme të pulave është aksidentuar në Durrës pasi është përplasur me një makinë tjetër tip 'Smart', duke bërë që këto të brendshme të shpërndaheshin në rrugë.

Kalimtarë të rastit kanë treguar se mbi kamion ishte vendosur kashtë për të mbuluar ngarkesën që ishin të brendshmet e pulave, duke ngritur shumë pikëpyetje nëse pulat e ndodhura nga gripi i shpendëve janë groposur në të vërtetë, apo nëse tashmë i gjejmë në treg.

Fillimisht ngjarja u raportua përmes një kamera amatore në rrjetet sociale. Report Tv kërkoi informacion paraprak në policinë e Durrësit, ku fillimisht është raportuar se DVP Durrës nuk ka informacione në lidhje me ngjarjen, të vetmet detaje që u bënë me dije ishin se kamioni i bardhe transportonte të brendshme pulash për t’u asgjësuar dhe se targa e kamionit ishte AA816MK, këtë të fundit DVP Durrës e mohuan vetëm pak minuta më pas, duke u justifikuar se targa në fjalë nuk i përkiste aksidentit të ndodhur në Fllakë dhe se shërbimet e policisë ende nuk e kishin konstatuar kamionin e bardhë.

Sakaq u zbulua se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së të hënës, pra 24 orë më parë. Në terren u konstatuan gjithashtu ende të brendshme pulash të cilat kishin përfunduar në kanalin më të afërt pa u pastruar duke shkaktuar një ndotje mjedisi dhe rrezik më të madh duke marrë parasysh dhe situatën e përhapjes së gripit të pulave. Nga informacione të tjera dhe dëshmitarë okularë bëhet me dije se në fakt policia ka qenë në vendngjarje një ditë më parë dhe ka kryer procedurat, ndërkohë që DVP Durrës fillimisht e ka fshehur, duke thënë se nuk janë në dijeni të ngjarjes.

“Unë desha me i bo video po më tha mos më bëj video, i rashë telefonit të policisë nuk e hapi. Ai donte me i hedh të gjitha mbeturinat këtu, po se lamë ne , na thoshte nuk hipi dot në karotrec”, tha një banorë në zonë për Report Tv.

Nga kërkimet që Report Tv kreu, rezultoi se targa e dhënë fillimisht nga DVP Durrës, rezulton me të njëjtin përshkrim pranë QKB dhe automjeti përshkruhet si një Kamion, Mercedez benz, ngjyrë e bardhë, me fushë veprimtarie “Grumbullim bime mjekësore aromatike. Prodhime bujqësore”.

Ora 14:06
Durrës/ Një ditë pas aksidentit të brendshmet e pulave ende të hapura në rrugë, banori: Shoferi donte t’i hidhte të gjitha këtu, por s'e lamë ne

Një ditë pasi kamionçina që transportonte të brendshmet e pulave u aksidentua, ato janë ende të përhapura në rrugë. Edhe pse aksidenti u bë paraditen e  djeshme, në rrugë ka ende të brendshme të pahapura dhe të hedhura në kanal.

“Unë desha me i bo video po më tha mos më bëj video, i rashë telefonit të policisë nuk e hapi. Ai donte me i hedh të gjitha mbeturinat këtu, po se lamë ne , na thoshte nuk hipi dot në karotrec”, tha një nga banorët që pa aksidentin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?