Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë, në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, u mbajt mbrëmjen e sotme koncerti “Folk Fest 2023”.
Rreth 500 artistë nga të gjitha trevat e shqiptarisë, Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Arbëreshët u ngjitën në skenën e TOB për të festuar së bashku.
Kryeministri Edi Rama tha se ky koncert bashkon shqiptarët.
“500 artistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Arbëreshët bashkë në skenën e shqiptarisë. Festojmë së bashku nën flamurin kuqezi”, u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
'JEMI NJË!' Parada Kuqezi në Tiranë, 200 delegacione nga trojet shqiptare dhe arbëreshe në bulevard
B.K//ReportTv.al