VIDEO/ Festat e nëntorit, Shkodra ‘vishet’ me flamujt kuqezi

27 Nëntor 2023, 09:54| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 09:55

  • Share

Qytetet shqiptare po përgatiten për festimet e 28-29 nëntorit, festës së pavarësisë dhe të çlirimit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga qyteti i Shkodrës ku flamujt kuqezi kanë dekoruar rrugët dhe sheshet publike.

“Me Shkodrën e veshur kuqezi për festat e mëdha të shqiptarëve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama në faqen e tij në FB.

Me rastin e festave të nëntorit, një axhendë e pasur festimesh janë parashikuar jo vetëm në Tiranë por edhe në qytetet kryesore të vendit, duke veçuar këtu ceremonitë zyrtare që do të mbahen në Vlorë, në qytetin ku u shpall pavarësia në vitin 1912.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?