GLASGOW - Celtic për herë të 42-të në histori është fituesi i Kupës së Skocisë. 'Keltët' mposhtën 1-0 rivalët e përjetshëm Rangers në "Hampton Park".
Dueli më i zjarrtë i futbollit skocez u zhvillua me 48.556 tifozë në stadium, teksa u vendos nga goli i Idah në minutën e fundit të lojës. Kur të gjithë po prisnin shtesat, Celtic shënoi golin që i dha suksesin e dytë sezonal, pas fitimit të kampionatit.
Djemtë e Brendan Rodgers kanë dominuar një sezon dhe në fund siguruan dy trofetë më të rëndësishëm në Skoci.
Idaaaaaaaaahhhhhhhhhhhh 1-0 pic.twitter.com/j2n9dgXewc
— Celtic Goals (@celticgoalsreal) May 25, 2024