Granada humbi 2-3 kundër Real Sociedad për raundin e 28-të në La Liga. Golat për vendasit i shënoi Myrto Uzuni në minutat e 21 nga penalltia dhe 45+3 me aksion. Beratasi nuk gaboi përballë Remiro dhe shënoi fillimisht me penallti, teksa në fundin e pjesës së parë gjeti golin e nëntë këtë sezon në La Liga. Festë me "shqiponjë" për 27-vjeçarin që kërkohet nga Sevilla dhe Real Betis në merkato. Edhe pse me dy gola nga sulmuesi kuqezi, Granada u përmbys në shtëpi dhe sheh vendin e parafundit në renditje.
Myrto Uzuni scores from the penalty spot to give Granada the 1-0 lead at home against Real Sociedad. ⚽️????????
— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) March 9, 2024
Facundo Pellistri won the penalty ????????????pic.twitter.com/0mt5Coytt3
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Myrto Uzuni dopietë, Granada përmbyset dhe rrezikon qëndrimin në La Liga! Atletico Madrid mendon për Interin, Cadiz e mposht lehtësisht
S.Dh/ReportTv.al