Fiorentina 2-1 Torino

VIDEO/ Fiorentina kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, Kumbulla 'tradhton' Romën! Eliminohet skuadra kryeqytetase

1 Shkurt 2023, 20:06| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 23:01

  • Share

Kupa e Italisë është në fazën çerekfinale. Sot me fillim nga 18:00 Fiorentina fitoi 2-1 me Torinon duke kaluar më tej. Në 21:00 Roma humbi 1-2 me Cremoneses në "Olimpico", teksa skuadra nga Cremona do luajë me Fiorentinën në gjysmëfinale.

Fiorentina fitoi 2-1 me Torinon në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Ndeshja rezultoi dramatike në fund, me djemtë e Italianos që marrin të drejtën për të kaluar më tej. Pjesa e parë u mbyll 0-0, teksa golat u shënuan në 45 minutat e dyta. Do duhej Jovic që me kokë shënoi në minutën e 65 pas asistit të Terzic. Ikone në minutën e 90-të shënoi për 2-0, teksa Karamoh hapi gjithçka në minutën e 90+3. Pjesa e mbetur e ndeshjes ishte emocionuese, teksa Torino në fund nuk ia doli të barazojë.

Roma humbi 1-2 me Cremonesen në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Në "Olimpico" vendasit e Mourinhos u surprizuan nga miqtë, me Kumbullën që gaboi për Romën. Në minutën e 28, gafa e mbrojtësit të Kombëtares solli penalltinë e miqve, që më pas u kthye në gol. Goli i dytë për Cremonesen erdhi si pasojë e autogolit të Celik, teksa në fund goli i Belottit shërbeu sa për statistika. Cremonese në gjysmëfinale luan me Fiorentinën.

Ora 22:57
VIDEO/ Gafë e rëndë nga Kumbulla, Cremonese eliminon Romën nga Kupa e Italisë

Roma humbi 1-2 me Cremonesen në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Në "Olimpico" vendasit e Mourinhos u surprizuan nga miqtë, me Kumbullën që gaboi për Romën. Në minutën e 28, gafa e mbrojtësit të Kombëtares solli penalltinë e miqve, që më pas u kthye në gol. Goli i dytë për Cremonesen erdhi si pasojë e autogolit të Celik, teksa në fund goli i Belottit shërbeu sa për statistika. Cremonese në gjysmëfinale luan me Fiorentinën.

Ora 20:07
VIDEO/ 3 gola dhe fund dramatik në 'Artemio Franchi', Fiorentina mposht Torinon në Kupën e Italisë

Fiorentina fitoi 2-1 me Torinon në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Ndeshja rezultoi dramatike në fund, me djemtë e Italianos që marrin të drejtën për të kaluar më tej. Pjesa e parë u mbyll 0-0, teksa golat u shënuan në 45 minutat e dyta. Do duhej Jovic që me kokë shënoi në minutën e 65 pas asistit të Terzic. Ikone në minutën e 90-të shënoi për 2-0, teksa Karamoh hapi gjithçka në minutën e 90+3. Pjesa e mbetur e ndeshjes ishte emocionuese, teksa Torino në fund nuk ia doli të barazojë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?