Rey Manaj dhe pritja e tifozëve

VIDEO/ Firmosi në Turqi, Rey Manaj pritet si 'mbret' nga tifozët

22 Korrik, 16:00| Përditesimi: 22 Korrik, 16:01

  • Share

Rey Manaj është bashkuar përsëri me Sivassporin duke vendosur të qëndrojë sërish në klubin turk. Sulmuesi shqiptar kaloi një sezon spektakolar në Superligën turke, teksa u shpall golashënuesi më i mirë i skuadrës (18 gola) dhe i treti më i mirë i kampionatit pas Edin Dzekos dhe Mauro Icardit.

Nëse më herët u përfol për një kalim në Serie A apo në Arabinë Saudite, palët gjetën akordin për rinovim dhe lushnjari ka hedhur të "zezën mbi të bardhë".

Kësisoj, vetëm një ofertë e kënaqshme për Sivasspor mund ta largojë Manajn këtë verë nga klubi ku ka një sezon që luan. Dhjetëra tifozë brohoritën emrin e Manajt, duke dhuruar spektakël me flakadanë. Për t’i dhuruar qëndrimin sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë, ata kishin dalë për ta pritur Rey-in si një "mbret".

 

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?