Flamengo fitoi 1-0 me Athletic Paranaense finalen e Kupës Libertadores që u zhvillua në Ekuador. Një gol vendosi takimin, teksa festa ishte e madhe te skuadra kampione. Ekuivalente me Champions League në Europë, tifozët e Flamengo i bënë pritje madhështore skuadrës, duke mos munguar edhe incidentet.
Është kujdesur Arturo Vidal që festa të bënte xhiron e rrjeteve sociale. Mesfushori që këtë sezon është pjesë e Flamengo ka ofenduar me fjalë të rënda Realin e Madridit. Në Kupën e Botës për klube, dy skuadrat mund të takohen në gjysmëfinale ose finale. Pikërisht për këtë Vidal si një ish-futbollist i Barcelonës ka ofenduar Galaktikët me fjalor të papërshtatshëm.