Rodrigo Hernandez Cascante, i njohur gjerësisht si Rodri fitoi "Topin e Artë" për vitin 2024. 28-vjeçari i Manchester Cityt e ka "djegur" me shokët e skuadrës pas trofeut, ndërsa nuk kanë munguar as ironitë me konkurrentin e Real Madrid, Vinicius.
Në një video të publikuar në kanalet e komunikimit duket Rodri që këndon dhe thotë "Mirupafshim Vinicius", kjo së bashku me kolegët e Man. Cityt në një darkë pas ceremonisë që u zhvillua të hënën në Paris.
"Topi i Artë" për këtë vit pati polemika nga Real Madrid, që mësoi se sulmuesi i tyre Vinicius nuk do ishte fituesi i çmimit prestigjoz, duke bojkotuar ceremoninë.
El Chiringuito have published a video of Rodri Hernandez's #BallonDor celebrations, where he appears to be singing 'Ciao Vini'. #mcfc #RealMadrid #Vinicius pic.twitter.com/H8442krrsg
— Football España (@footballespana_) October 30, 2024