Sane i jep dorën Sadio Mane-së pas sherrit

VIDEO/ 'Fitore' e Bayern Munich në Champions, pas grushtave Mane zëvendëson Sane-në në fushë

20 Prill 2023, 14:30
  • Share

Bayern Munich barazoi 1-1 me Manchester City-n, duke u eliminuar nga Champions League kjo pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë. Në këtë duel, trajneri i bavarezëve, Thomas Tuchel vendosi të ulte tonet mes Leroy Sane dhe Sadio Mane. Dyshja u përlesh fizikisht në ndeshjen e parë të Champions, teksa në minutën e 63-të, Mane zuri vendin e Sane, me lojtarët që i dhanë dorën njëri-tjetrit, edhe pse ftohtë.

Takimi i tyre erdhi vetëm një javë pasi Mane goditi shokun e tij të skuadrës në fytyrë pas humbjes 3-0 të skuadrës së tij nga City  në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në Etihad. Më pas ai u pezullua nga ekipi për barazimin 1-1 të Bayernit me Hoffenheim dhe u gjobit me më shumë se 300,000 euro nga gjigantët e Bundesligës për sulmin ndaj shokut të skuadrës.

Sane mbeti me një buzë të përgjakur pas sherrit, ndërsa ish-anësori i Liverpool-it iu dha një gjobë që besohet të jetë më e madhja në historinë e Bayernit. Dyshja duket se u pajtuan shpejt dhe të dy u panë duke marrë pjesë në seancën stërvitore të skuadrës të enjten e kaluar. Pajtimi i palëve mund të jetë si një 'fitore' për bavarezët.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?