Nga ndeshja Egnatia - Teuta

VIDEO/ Fitore me përmbysje në Rrogozhinë, Teuta mposht Egnatian dhe merr tri pikëshin e parë sezonal

15 Tetor 2022, 16:59| Përditesimi: 15 Tetor 2022, 17:12

  • Share

Superliga shqiptare hapi sot javën e tetë. Teuta fitoi 1-2 me përmbysje në Rrogozhinë kundër Egnatias vendase. Djemtë e Edlir Tetovës kaluan të parët në avantazh me golin e Delarge në minutën e 71. "Djemtë e Detit" rritën presionin pas golit të pësuar dhe barazuan me Kotobellin. Në minutën e 86, mbrojtësi shënoi një kryevepër nga 26 metra, duke shtangur gardianin.

Vetëm në shtesë (90+7'), mbrojtësi Jazxhi do shënonte golin me vlerën e tri pikëve për të tijtë. Një krosim nga këndi bëri që mbrojtësi të merrte kohën e kundërshtarëve, për ta ndalur sferën në rrjetë. 1-2 dhe të besuarit e Bledi Shkëmbit dalin me tri pikë të plota nga transferta, duke marrë fitoren e parë këtë sezon. Me nëntë pikë, Egnatia qëndron në vendin e gjashtë, ndërsa Teuta me shtatë pikë mban vendin e nëntë në klasifikim.

Golat e ndeshjes:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?