Fitorja 1-0 e Tërbunit në Pukë kundër Flamurtarit

VIDEO/ Flamurtari dështon në Pukë dhe largohet nga kreu i renditjes, Skënderbeu një gol për vendin e parë! Besa 'shuplakë' Turbinës

11 Mars 2023, 15:44| Përditesimi: 11 Mars 2023, 16:29

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëria ka zhvilluar sot gjashtë ndeshjet e javës së 19-të. Me fillim nga 13:00 në gjashtë qytete të Shqipërisë zbritën 12 skuadra në nivelin e dytë të futbollit në vend.

Flamurtari që deri para kësaj jave kryesonte renditjen është mundur 1-0 nga Tërbuni në Pukë. Goli i Saliaj në të 71 minutë bëri që vlonjatët t'i largohen kreut, për t'ia lënë Skënderbeut. Korccarët iu falën golit të Temitope në të 17 minutë për tri pikët në shtëpi duke mundur 1-0 Tomorin, teksa Shaqe në minutën e 78 la beratasit me një lojtar më pak.

Fitore 5-1 për Besën kundër Turbinës me golat e Onuh dhe dopietat e Perjas dhe Hoxhës. Për cërrikasit shënoi Dezhgiu. Burreli fitoi 1-0 me Luzin, ndërsa Oriku mundi po minimalisht 1-0 Besëlidhjen. Surpriza e javës ishte Lushnja, me lagunarët që fituan në shtëpi 3-2 me Korabin. Nesër në 13:00 luhet Dinamo - Apolonia, për të mbyllur javën e 19-të.

Rezultatet e javës së 19-të:

Renditja:

Ora 15:46
Një gol në Korçë, Skënderbeu mund Tomorin dhe merr kreun e Kategorisë së Parë (VIDEO)

Për javën e 19-të në Kategorinë e Parë, Skënderbeu fitoi 1-0 me Tomorin në stadiumin e Korçës. Njeriu i ndeshjes për bardhekuqtë ishte Abdeen Temitope, që në minutën e 17-të shënoi golin me vlerën e tri pikëve. Në minutën e 78 për beratasit Shaqe doli me karton të kuq. Tanimë Skënderbeu me 37 pikë kryeson Kategorinë e Parë, dy pikë më shumë se Flamurtari ndjekës. Nesër luhet Dinamo - Apolonia, me "Blutë" e Mehmetit që kanë shansin me një fitore në shtëpi të barazojnë në krye "Ujqërit e Dëborës".

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?