Flamurtari fitoi të diel 3-0 me Orikun për javën e tetë në Kategorinë e Parë. Në Vlorë, skuadra e Troisit fitoi derbin e qarkut falë golave të Flores, Iacovelli dhe Yuri në pjesën e dytë. Do duhej minuta e 49 e ndeshjes që Flores të zhbllokonte ndeshjen dhe të qetësonte kuqezinjtë, teksa në të 66 minutë Iacovelli vulosi tri pikët. Në minutën e 83 Yuri shënoi edhe golin e tretë.
Me këtë sukses, Flamurtari mban vendin e parë me 17 pikë, tre më shumë se Dinamo që luan nesër në 13:00 në transfertë me Korabin. Dibranët janë në vendin e tretë me 12 pikë, njëjtë sa Skënderbeu dhe Besa. Të shtunë Besa fitoi me Lushnjën, Besëlidhja dhe Burreli barazuan 1-1 ndërsa Turbina fitoi 3-0 me Tërbunin. Nesër në 13:00 luhet edhe Luzi - Tomori.
Kategoria e Parë:
E shtunë
Besa 1-0 Lushnja
Besëlidhja 1-1 Burreli
Turbina 3-0 Tërbuni
E diel
Flamurtari 3-0 Oriku
E hënë 13:00
Korabi - Dinamo
Luzi - Tomori
Goli i Iacovelli: