LONDËR - Florian Marku ka humbur ndeshjen e parë në karrierën e boksit profesionist. Në "O2 Arena" të Londrës ishte Chris Kongo që fitoi me pikë pas dhjetë raundeve, me shqiptarin që u penalizua në raundin e tetë pas një faulli dhe një pike të hequr nga gjyqtari. Tanimë është Kongo që siguron titullin IBO Intercontinental Welter.
Në sallën e madhe të boksit Marku u fut me këngën e Noizyt, me reperin shqiptar prezent në pistë. Të shumtë ishin shqiptarët në mbështetje të 31-vjeçarit, që nuk ia doli pas dhjetë raundeve.
Boksieri shqiptar e nisi më mirë ndeshjen, me dy raundet e para që u duk superior. Më pas Kongo fitoi pikë të rëndësishme dhe në raundin e tetë një faull për një goditje pas koke penalizoi Markun me -1 pikë në atë raund, çka në fund arbitrat vendosën që Kongo të fitonte me pikë 3-0 (përkatësisht 96-94, 96-93, 98-92).
Florian Marku në 15 ndeshje ka siguruar 13 fitore (8 me KO), një barazim dhe një humbje, kjo e 31 marsit në Londër kundër Kongos. Kështu, veç humbjes së parë në karrierë, Marku humbet edhe mundësinë për titullin IBO në peshën deri 67 kg.
Nga ana tjetër Kongo u rikthye te suksesi pas dy humbjeve, teksa në karrierë siglon 15 fitore.
Pse o njerez te mire mezi prisni te degjoni nje lajm te keq per shqiprin dhe shqiptaret
PërgjigjuPo te kishte kendu kengen e Adem Jasharit do fitonte.
PërgjigjuTashti hasi në hundëlesh si duket....
PërgjigjuDuket qe kesaj radhe nuk eshte marre shume ne stervitjen.. por me modelin e brekeve …!!
Përgjigju