Florian Marku do rikthehet në ring pas disa muajve mungesë, për shkak të një dëmtimi. Boksieri shqiptar do ndeshet me irlandezin Dylan Moran këtë të shtunë, në Manchester, duke nisur nga ora 19:00.
Si Marku dhe Moran janë paraqitur për peshimet zyrtare para duelit, ndërsa takimi mes tyre nuk ka qenë edhe aq miqësor. Duke shkëmbyer fjalë, Marku ka shtyrë kundërshtarin.
"Tani fol sa të duash, të shtunën do dridhesh", dëgjohet të thotë Marku. Lushnjari Marku do e ketë paraqitjen e 14-të në boksin profesionist, teksa ka 12 fitore, shtatë nga të cilat me KO dhe një barazim.
Komento
Kundershtaret i paguan KB qe te humbasin.
Përgjigjuvetem shqiptaret bejne gjerate tilla