JAPONI - Pas humbjes kundër Milanit në miqësoret e verës, Liverpooli është rikthyer te suksesi dhe ka mposhtur 1-3 me përmbysje Yokohama Marions në "Nissan Stadium". Për të kuqtë golin e parë me fanellën e Liverpool e gjeti Florian Wirtz.
Ndeshja nisi mirë për Liverpool, që me një stadium të tejmbushur kujtoi ish-futbollistin Diogo Jota të ndarë tragjikisht nga jeta. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me skuadrat që lanë hapësirë për spektakël në fraksionin e dytë.
Vendasit befasuan të besuarit e Arne Slot dhe në minutën e 55-të kaluan në epërsi me Uenaka pas një aksioni model. Vetëm shtatë minuta zgjati avantazhi i japonezëve dhe për këtë u kujdes gjermani Wirtz. Pas një aksioni me pasime, një top i mbetur në zonë u godit nga ai dhe u ndal në rrjetë.
Disa sekonda pas golit Florian Wirtz u zëvendësua me Mac Allister. Më pas Liverpool shënoi edhe dy gola të tjerë me Nyoni dhe Ngumoha në minutat 67 dhe 87, për të përmbysur rezultatin në 1-3.
Florian Wirtz first goal for Liverpool. ?pic.twitter.com/1qosWw3IA9
— Samuel (@SamueILFC) July 30, 2025
Komente
