Festa e Fluminense

Sport

VIDEO/ Fluminense 'Hirushja' e Botërorit të Klubeve, mposht 2-1 Al Hilal dhe shkon në gjysmëfinale

5 Korrik, 08:52| Përditesimi: 5 Korrik, 08:53

  • Share

Në "Camping World Stadium" në Orlando, Fluminense fitoi 2-1 kundër Al Hilal. Brazilianët kanë treguar se janë "Hirushja" e këtij Botërori Klubesh, duke mposhtur edhe skuadrën e Simone Inzaghit pasi më herët kishin mposhtur Interin. Martinelli shënoi për brazilianët në fundin e pjesës së parë, para se Marcos Leonardo në minutën e 51-të të vendoste ekuilibrat. Më pas, Hercules bëri 'Herkulin' dhe në minutën e 70-të shënoi golin e dytë për Fluminense, duke i dhënë të tijve një biletë për në gjysmëfinale.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Chelsea dhe Fluminense në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube, jashtë Palmeiras dhe Al Hilal


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?