Festa e Wolfsburg

VIDEO/ Frankfurt fiton dhe i bën presion Bayernit për kreun e Bundesligës, Wolfsburg 'festival golash' për Europën! Koln shënon 7 herë

21 Janar 2023, 18:54| Përditesimi: 21 Janar 2023, 20:42

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi sot pesë nga ndeshjet e javës së 16-të. Bochum fitoi 3-1 me Hertha Berlin, Frankfurt mori tri pikë duke mundur 3-0 Schalken, teksa Stuttgart dhe Mainz barazuan 1-1. Union Berlin fitoi 3-1 me Hoffenheim, ndërsa Wolfsburg fitoi bindshëm 6-0 me Freiburg.

Në stadiumin "Deutsche Bank", vendasit e Eintracht Frankfurt fituan 3-0 me Schalke, duke kërcënuar Bayern Munich që është në vendin e parë. Frankfurt kaloi në avantazh me Lindstrom në minutën e 22. Fundi i ndeshjes ka qenë pozitiv, me vendasit që shënuan edhe dy gola të tjerë. Borre në minutën e 84 dhe Buta në 90+1 dërguan shifrat në 3-0.

Pas këtyre rezultateve, Bayern Munich me 35 pikë qëndron në vendin e parë, ndjekur nga Frankfurt, Union Berlin dhe Freiburg me 30 pikë. Leipzig në vendin e pestë me 29 pikë, ndërsa Wolfsburg me 26 pikë mban vendin e gjashtë. Në fundin e ftohtë Stuttgart me 15 pikë, Hertha Berlin me 14 pikë dhe Schalke mban vendin e 18-të me vetëm nëntë pikë.

Në " RheinEnergieStadion", Koln fitoi 7-1 me Werder Bremen për javën e 16-të në Bundesligës. Në pjesën e parë u shënuan gjashtë gola, pesë te vendasit dhe një për miqtë. Maina, dy herë Tigges, Skhirl dhe Huseinbasic shënuan për vendasit, teksa Fullkrug për miqtë. Në 45 minutat e dyta, Koln shënoi edhe dy herë të tjera me Skhiri (dopietë) dhe autogoli i Friedl. Me 20 pikë, Koln mban vendin e 10-të, ndërsa Bremen me 21 pikë në vendin e nëntë.

Bundesliga - java 16-të:

Bochum 3-1 Hertha Berlin (Hofmann 22', 57', Schlotterbeck 44' / Serdar 87')

Eintracht Frankfurt 3-0 Schalke (Lindstrom 22', Borre 82', Buta 90+1')

Stuttgart 1-1 Mainz (Guirassy 36' / Ingvarsten 40')

Union Berlin 3-1 Hoffenheim (Doekhi 73', 89', Leueling 90+6' / Bebou 43')

Wolfsburg 6-0 Freiburg (Uimmer 2', Uind 28', 37', Gerhardt 56', Baku 80', Ualdschmidt 90+4')

Koln 7-1 Werder Bremen

Ora 20:34
VIDEO/ Koln 'tërmet 7-ballësh', Werder Bremen s'ngre kokë në transfertë

Në " RheinEnergieStadion", Koln fitoi 7-1 me Werder Bremen për javën e 16-të në Bundesligës. Në pjesën e parë u shënuan gjashtë gola, pesë te vendasit dhe një për miqtë. Maina, dy herë Tigges, Skhirl dhe Huseinbasic shënuan për vendasit, teksa Fullkrug për miqtë. Në 45 minutat e dyta, Koln shënoi edhe dy herë të tjera me Skhiri (dopietë) dhe autogoli i Friedl. Me 20 pikë, Koln mban vendin e 10-të, ndërsa Bremen me 21 pikë në vendin e nëntë.

Ora 18:56
VIDEO/ Eintracht Frankfurt bën detyrën në shtëpi, 3 gola 'zhytin' Schalken në fundin e Bundesligës

Në stadiumin "Deutsche Bank", vendasit e Eintracht Frankfurt fituan 3-0 me Schalke, duke kërcënuar Bayern Munich që është në vendin e parë. Frankfurt kaloi në avantazh me Lindstrom në minutën e 22. Fundi i ndeshjes ka qenë pozitiv, me vendasit që shënuan edhe dy gola të tjerë. Borre në minutën e 84 dhe Buta në 90+1 dërguan shifrat në 3-0.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?