Bundesliga gjermane zhvilloi katër nga ndeshjet e javës së dhjetë. Eintracht Frankfurt fitoi 5-1 me Bayer Leverkuesen, me "Aspirinat" që janë në kolaps total në vendin e tretë nga fundit. Golat për Frankfurt u shënuan nga Kamada (dopietë), Kolo Muani, Lindstrom dhe Alario.
Në sfidat e tjera, Stuttgart fitoi 4-1 me Bochum falë golave të Ahamada, Endo dhe dopietës së Silas. Werder Bremen bëri surprizën në shtëpi, duke humbur 0-2 me Mainz. Për miqtë shënuan Ingvarsen dhe Lee Sung Jae. Në ndeshjen tjetër, Wolfsburg barazoi 2-2 me Borussia MGlabach. Leipzig fitoi 3-2 me Hertha Berlin.
Pritet që nesër të zhvillohen të gjitha duelet, për të pasur një pasqyrë të saktë të renditjes. Me një ndeshje më pak, Union Berlin qëndron në vendin e parë me 20 pikë, ndjekur nga Freiburg me 18 pikë. Në fund Bayer Leverkusen, Schalke dhe Bochum.
Renditja:
VIDEO:
Bundesliga gjermane është në javën e 10-të. Në "Deutsche Bank Park", vendasit e Frankfurt fituan 5-1 me Bayer Leverkusen, me "Aspirinat" që janë në kolaps total në vendin e tretë nga fundit. Golat për Frankfurt u shënuan nga Kamada (dopietë), Kolo Muani, Lindstrom dhe Alario. Frankfurt pas 10 ndeshjeve qëndron në pozitën e katërt me 17 pikë.