VIDEO/ Edoardo Bove shembet në tokë gjatë lojës dhe dërgohet në spital, shtyhet Fiorentina - Inter! Ansa: Pësoi 'arrest kardiak'! Klubi: Gjendje e stabilizuar

1 Dhjetor, 18:26| Përditesimi: 1 Dhjetor, 20:48

  • Share

FIRENZE - Shtyhet Fiorentina - Inter, sfida e vlefshme për raundin e 14-të në Serie A. Edoardo Bove, 22-vjeçari i Fiorentinës u shemb në tokë gjatë ndeshjes pas vetëm 16-të minutave lojë, me ankthin dhe lotët që pushtuan lojtarët në fushë dhe tifozët. Lojtarit iu dha ndihma e parë dhe futbollistët u bënë "gardh" në fushë që kamerat mos filmonin, ndërsa u transportua me urgjencë në spital. 

Klubi i Fiorentinës dhe spitali kanë konfirmuar se gjendja është stabilizuar dhe se Bove është në kujdes intensiv dhe vëzhgim.

Aktualisht futbollisti ndodhet nën ''kujdes, i shtruar në terapi intensive. Futbollisti mbërriti i stabilizuar në dhomën e urgjencës dhe analizat fillestare kardiologjike dhe neurologjike përjashtuan dëmtimin akut të sistemit nervor qendror dhe sistemit kardiorespirator. Do të vlerësohet në 24 orët e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Sipas Ansa-s ishte një krizë epileptike që çoi në arrest kardiak. Lojtari së shpejti do t'i nënshtrohet analizave kardiologjike të tjera në spitalin 'Careggi' në Firenze. Nga ata që e ndihmuan menjëherë, pra punonjësit e ambulancës, ai u cilësua si “vigjilent, i ndërgjegjshëm” dhe sigurojnë se po “merrte frymë në mënyrë të pavarur”. Sipas raportimeve nga Italia, duket se gjendja kritike ka kaluar.

Së bashku me Bove drejt spitalit udhëtoi edhe drejtori sportiv i Fiores, Daniele Pradè dhe drejtori i përgjithshëm Alessandro Ferrari, më vonë iu bashkua trajneri Raffaele Palladino dhe familja e futbollistit. Sipas asaj që ka mësuar 'Adnkronos', me të mbërritur në spital Bove ka marrë frymë në mënyrë të pavarur, me një rrahje zemre të dallueshme mirë. Lojtari ishte fillimisht pa ndjenja dhe rifitoi vetëdijen

Me gjendjen shëndetësore të Boves që ende nuk dihej e saktë, arbitrat dhe delegatët e ndeshjes morën vendimin që ndeshja të shtyhej për një tjetër datë, duke parë se nuk flitej më për futboll.

Ngjarja -  Bove ishte përkulur për të lidhur këpucën, por sapo u ngrit, bëri disa hapa dhe u rrëzua në tokë. Futbollisti i lindur në vitin 2002 u rrethua nga shokët e ekipit dhe kundërshtarët, të cilët i dhanë ndihmën e parë. Disa lojtarë të tjerë, thuajse me lot në sy, u larguan nga vendngjarja.

Shtyhet ndeshja - "Ndeshja nuk do të rifillojë dhe do të shtyhet për një datë të mëvonshme. Kur loja u ndërpre, Bove u rrëzua përtokë dhe situata u duk menjëherë shumë e rëndë. Një ambulancë e mori lojtarin, priten lajme". Kështu shkruan Lega Serie A.

Edoardo Bove

Ora 20:38
Bove kalon gjendjen kritike, Fiorentina: I qetë, është në terapi intensive


Klubi i Fiorentinës dhe spitali 'Careggi' në Firenze kanë lëshuar një deklaratë për gjendjen e Bove. Aktualisht futbollisti ndodhet nën ''kujdes, i shtruar në terapi intensive. Futbollisti mbërriti i stabilizuar në dhomën e urgjencës dhe analizat fillestare kardiologjike dhe neurologjike përjashtuan dëmtimin akut të sistemit nervor qendror dhe sistemit kardiorespirator. Do të vlerësohet në 24 orët e ardhshme”, thuhet në njoftim. Një lajm që ka gëzuar të gjithë dashamirësit e futbollit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?