Rey Manaj dhe Omer Erdogan

Sport

VIDEO/ 'Fu*k off', Rey Manajn nuk e mbajnë nervat me trajnerin e tij! Del duke e sharë nga fusha e lojës

1 Shkurt, 14:02| Përditesimi: 1 Shkurt, 14:05

  • Share

Ray Manaj nuk mundi ta mbyllte ndeshjen kundër Eyupspor në Superligën e Turqisë. Ekipi i tij, Sivasspor humbi 1-0, ndërsa sulmuesi dhe kapiteni shqiptar doli nga fusha duke sharë trajnerin e tij.

Manaj njihet për temperamentin e tij të zjarrtë, që i ka shkaktuar jo pak probleme gjatë karrierës. Por këtë herë, shpërthimi i tij nuk kishte si objektiv kundërshtarët, por vetë trajnerin e skuadrës së Sivasspor ku ai bën pjesë, Omer Erdogan. Në minutat e fundit të sfidës ndaj Eyupspor, skuadra e Manajt mbeti me 9 lojtarë, pasi pa të ndëshkoheshin me të kuq nga një futbollist në secilën pjesë loje.

Trajneri Ergodan vendosi të largonte pikërisht sulmuesin shqiptar nga fusha dhe ky i fundit nuk e priti mirë vendimin. Ai filloi t’i bënte me gjeste trajnerit duke i kërkuar llogari, ndërsa Erdogan vuri gishtin te buza duke e sinjalizuar që të pushonte e dilte nga loja.

Kjo bëri që Manaj të shpërthente në të shara në anglisht, duke mos kursyer një “Fu*k off” ndaj trajnerit të tij i cili po mundohej të përforconte mbrojtjen pasi shifrat ishin 0-0.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?