Moment nga nisja e ndeshjes

VIDEO/ Futbollistët e Dinamos së Kievit nuk i japin dorën rivalëve të Partizanit të Beogradit në Champions League

23 Korrik, 20:54| Përditesimi: 23 Korrik, 20:55

  • Share

POLONI - Dinamo e Kievit dhe Partizani i Beogradit u përballën në turin e dytë kualifikues të Champions League në "Arena Lublin". Përpara nisjen së ndeshjes, ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe klubi ukrainas, lojtarët e Dinamos nuk i dhanë dorën atyre të Partizanit të Beogradit, për vetë mbështetjen që Serbia i ka dhënë Rusisë në sulmin kundër Ukrainës.

Trajneri i Dinamos së Kievit e mbajti fjalën, teksa lojtarët e skuadrës ukrainase u paraqitën përpara ndeshjes me flamurin e tyre kombëtar mbi supe. Gjatë momentit të zakonshëm kur shtërngohen duart mes kundërshtarëve, futollistët e Dinamos së Kievit vendosën të mbanin lart grushtin e tyre dhe të mos u zgjasnin miqësisht dorën lojtarëve serb.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?