Festa e Akor Adams

Sport

VIDEO/ Futet nga stoli, Akor Adams i jep fitoren 0-1 Sevillas kundër Rayo Vallecanos

28 Shtator, 16:55| Përditesimi: 28 Shtator, 16:56

  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë luan aktin e shtatë këtë fundjavë. Në 'Camp de Vallecas' të Madridit, vendasit e Rayo Vallecanos dolën pa pikë, kjo pasi Sevilla fitoi me rezultatin minimal 0-1. Vallecano i ka bërë një nisje jo të mirë sezonit, teksa ka katër humbje, një fitore dhe dy barazime.

Loja në fushë ishte e ekulibruar dhe goli i vetëm i sfidës do shënohej vetëm tre minuta nga fundi. Akor Adams, i hedhur në fushë në minutën e 69-të, përfitoi nga një pasim i Carmona dhe e ndali sferën në rrjetë për t'i dhënë Sevillas tri pikë me vlerë në një fushë të vështirë.

Këto janë pikë motivimi për Sevillan, kjo pasi më 5 tetor presin as më pak e as më shumë, por Barcelonën. Nga ana tjetër, Rayo Vallecano me dy humbje radhazi do duhet të reagojë në udhëtim kundër Real Sociedad.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?