Watford fitoi 2-1 me përmbysje kundër Portsmouth për raundin e e 23-të në Championshipin anglez të futbollit. Goli me vlerën e tri pikëve për vendasit u shënua nga Rocco Vata.
Ndeshja nisi mirë për miqtë që kaluan në epërsi pas dhjetë minutave lojë me Suanson. Në fraksionin e dytë të lojës trajneri Cleverley hodhi në fushë Vatën te vendasit. Ishte Kayembe që barazoi shifrat nga penalltia në minutën e 57-të, para se Vata të minutën e pestë shtesë të gjente golin me vlerën e tri pikëve për të tijtë.
Ky sukses e ngjit Watfordin në vendin e gjashtë me 37 pikë dhe i fut ata në garë për një vend në Premier League. Ky është goli i dytë për Vatën në Championship, aty ku në 12 ndeshje numëron edhe dy asiste.