Sulmuesi i Kombëtares, Giacomo Vrioni ka qenë protagonist në fitoren e CF Montreal në 1/8 e kampionatit kanadez. Në "BMO Field", Toronto dhe Montreal barazuan 2-2, por ishin miqtë që kaluan më tej pas penalltive.
Vendasit e Torontos kaluan në avantazh me Corbeanu pas 29 minutave lojë, ndërsa u barazuan nga Uaterman në pjesën e dytë. Spicer shënoi sërish për vendasit, por ekuilibrat për 2-2 i vendosi Giacomo Vrioni në minutën e 88-të me një gol pas një veprimi në gjysmë lartësi. Sulmuesi i Kombëtares u fut në fushë në minutën e 57-të duke e dërguar ndeshjen me penallti.
Nga 11 metra Montreal u tregua më i saktë dhe fitoi 2-3.
Komente
