Rocco Vata feston golin

Sport

VIDEO/ Futet si zëvendësues, Rocco Vata shënon golin e parë në Angli dhe shmang humbjen e Watford

12 Dhjetor 2024, 12:15| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 12:17

  • Share

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares Rudi Vata, Rocco ka shënuar golin e parë me fanellën e Watford në Championshipin anglez të futbollit. Për raundin e 20-të Watford barazoi 1-1 në udhëtim kundër Hull City.

Vendasit shëuan në minutën e 82-të me Bedia, ndërsa për barazimin do mendonte Vata. I futur në fushë në minutën e 72, Vata mori një pasim në zonë vetëm dy minuta nga fundi dhe me goditjen e tij e ndali sferën në rrjetë për golin e parë me fanellën e Watford.

Djaloshi 19-vjeçar shmangu humbjen e të tijve dhe i dha një pikët ekipit, duke provuar shijen e golit në Angli, edhe pse në nivelin e dytë.

I lindur në Skoci, Vata ka dalë nga ekipet zinxhir të Celtic dhe luan me U-21 e Irlandës, teksa ka ende shanse për të zgjedhur Shqipërinë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?