Ditari më interesant i kësaj fushate, duket se do të jetë koleksioni me gafat e Sali Berishës. Edhe sot në Dibër, atij i ka shpëtuar një gafë e tillë, kur Rrugën e Arbrit e ka ngatërruar me rrugën e Kombit.
Siç dëgjohet Berisha tha se Rruga e Kombit duhet të kishte përfunuar që në 2016-n, por në fakt po flet për rrugën e Arbrit.
"Dy ditë më parë erdhi edhe ai burreci 2 metra i gjatë. Ai nuk u tha një fjalë se pse Rruga e Kombit zgjati 12 vite në një kohë kur kishte çdo fond dhe projekt për të mbaruar në vitin 2016.
Dhe një gjë do t’i them asaj zonjës së nderuar që i tha se shkojmë në Tiranë, të garantoj dhe të jap fjalën e nderit se po të qe për Edi Ramën, ajo rrugë kurrë nuk do ndërtohej. Ja ku e keni rrugën e Lurës, Lura është bukuri përrallore dhe ka 12 vjet nuk e ndërton dot rrugën", tha Berisha.
Komente

Nje idiot mjeran. Kufomë e çmendurisë komuniste.
Përgjigju