Minuta e heshtjes në fillim të ndeshjes

Sport

VIDEO/ Gafa e rëndë në Bullgari, mbahet një minutë heshtje për ish-lojtarin që është gjallë

18 Mars, 10:22| Përditesimi: 18 Mars, 10:23

  • Share

BULLGARI - Ngjarje e çuditshme në elitën e futbollit bullgar. Në sfidën e fundjavës që lamë pas, Arda Kardzhali priste në shtëpi gjigantët e Levskit të Sofias, teksa organizatorët kanë bërë një gafë që nuk ishte dëgjuar më parë.

Arda Kardzhali kërkoi nga delegatët e ndeshjes që të mbanin një minutë heshtje për ish-lojtarin e tyre, Petko Gançev, që iu aprovua. Të dyja skuadrat dolën në fushë dhe ndeshja nisi me një minutë heshtje, teksa gafa u zbulua më pas.

Ish-futbollisti Petko Gançev është ende gjallë dhe klubi i ndodhur në Bullgarinë jugore në qytetin e Kardzhali kërkoi ndjesë.

"Klubi i PFC Arda dëshiron t'i shprehë një ndjesë të madhe ish-lojtarit të Arda-s, Petko Gançev dhe të afërmve të tij pasi klubi mori informacione të gabuara për vdekjen e tij”, shkruan klubi bullgar.

Lajmi ka bërë xhiron e medieve dhe klubi i Arda është kritikuar për mungesën e informacionit që çoi në një situatë qesharake, paçka qëllimit të mirë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?