BILBAO, Spanjë - Tottenham u shpall fitues i Europa League pasi mposhti në finale 1-0 Manchester United (21 maj). Pas ndeshjes kishte të papritura dhe një "incident" ndodhi gjatë dorëzimit të medaljeve.
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin mbeti i habitur kur pa që nuk kishte më medalje për të dorëzuar për lojtarët e Tottenham. Duket se te UEFA nuk i kishin marrë masat për disa medalje shtesë. Me shumë dëmtime, disa nga lojtarët e Spurs që nuk ishin të gatshëm për të luajtur u futën mes kampionëve që morën medalje.
Kësisoj kur erdhi momenti që Romero dhe kapiteni Son të kishin një të tillë në qafë, Ceferin u habit me vartësit e tij dhe i shpjegoi kapitenit Son se do e kishte një medalje më vonë.
Gjithçka kaloi me sportivitet dhe Son iu drejtua trofeut të kampionit duke e ngritur si kapiten. Kujtojmë se ky është trofeu i parë evropian që Spurs fitojnë pas 41 vitesh, por edhe trofeu i parë pas 17 vitesh në këtë klub.
"No one more than himself deserves this medal, Son Heung-min"
— SON샤인쏘니⑦ (@sonshinesonny7) May 21, 2025
?????????????? pic.twitter.com/Pn415eSywo
Komente
