VIDEO/ Gara më ekstreme e sërfistëve, përballen me erëra të forta dhe bëjnë manovrime të rrezikshme! Triumfon në vendin e parë italiani Andrea Principi

25 Shtator 2023, 14:55| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 15:07

  • Share

Disa nga surfistët më të mirë në botë ‘luftuan’ me erërat e forta që i shtynë ata mbi Detin e Veriut teksa po performonin disa manovrime të rrezikshme në sfidën e parë të kompeteticionit Megaloop të sponsorizuar nga firma RedBull për katër vite në brigjet e Holandës.

Italiani Andrea Principi u shpall kampion i Red Bull Megaloop 2023 me rezultatin 8.04. Principi mundi spanjollin Liam Whaley dhe holandezin Cohan Van Dijk, respektivisht i dyti dhe i treti. Pas fitores Principi bëri një tatuazh të trofeut Megaloop, raporton La Repubblica.

Ata përballuan një stuhi me erëra të forta në plazhin Zandvoort që tejkalonin 55 km/h, e cila i lejoi ata të të bënin marifete në ujë, duke përfshirë "megaloop". Hedhjet e tyre me sërfet e tyre në ujë kalonin 20 metërshin, duke kryer një kthesë 360 gradë. 

Për shkak të kushteve specifike të motit dhe erërave të forta që kërkohen për zhvillimin e garës, 16 surfistët që garuan të martën iu dhanë vetëm 36 orë njoftim për të shkuar në plazh dhe për të marrë pjesë. Hera e fundit që kushtet e motit dhe stuhive lejuan që kjo ngjarje të zhvillohej ishte në vitin 2019, kur u fitua nga Afrika e Jugut Ross-Dillon Player.

 

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?