Valencia humbi dje 1-0 në transfertën e La Liga-s kundër Valladolid. Skuadra e Gennaro Gattuson është në rënie të lirë, teksa nuk fiton qysh nga nëntori në kampionat.
Trajneri italian s'i ka mbajtur dot nervat dhe është përplasur me një kameraman që po e filmonte. "Nuk është problemi te djemtë", dëgjohet Gattuso të thotë në takimin me disa nga tifozët e Valencias.
Ndërkohë që biseda u ndërpre nga kameramani i një televizoni lokal, Gattuso nuk e ka mbajtur dot veten dhe ka qëlluar kamerën duke i kërkuar kameramanit largimin (dukshëm prej blicit). Diçka e tillë nuk ndodhi dhe Gattuso i njohur për impulsivitetin e tij iu hakërrye personit që ishte duke bërë punën e tij. Për fat të mirë situata u qetësua dhe trajneri vijoi bisedën me tifozët.