Gennaro Gattuso, Trajneri i Milanit gjatë tensionit me gazetarët italian

Gatusso-n nuk e mbajnë nervat, i thyen telefonin gazetarit pas Superkupës

17 Janar 2019, 15:59| Përditesimi: 17 Janar 2019, 16:22

  • Share

Situata te Milani nuk është aspak e mirë. Si të mos mjaftonte përshtjellimi që ka sjellë sulmuesi Higuan, “djalli” ka humbur edhe Superkupën e Italisë ndaj Juves. Ekipi i drejtuar nga Gatusso u mposht 0-1 pasi Cristiano Ronaldo realizoi një gol në limitet e pozicionit jashtë loje (për disa ishte i parregullt).

Të gjitha këto ngjarja kanë sjellë acarimi në ambientin e Milanit, ku mbi të gjithë ashtu siç pritej më i papërmbajtur ka qenë trajneri Gatusso. Me të mbërritur në Itali ai është ndeshur me gazetarët të cilët i kanë drejtuar disa pyetje.

Gatusso nuk ka qenë fare i qetë në ato momente dhe në përpjekje për t’u larguar i ka hedhur në tokë celularin njërit prej gazetarëve.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mjekësia/ 3 vite punë me detyrim ose paguaj studimet, si e vlerësoni?