Gazetaria është mision dhe sakrificë. Të duhet të dalësh edhe në mes të shiut, të ftohtit apo borës për të përcjellë lajmin, të jesh aty ku ngjarja ndodh.Gazetari i Report TV Mahir Jangulli ndodhet në qarkun e Dibrës që sot është përfshirë nga reshje të dendura të borës. Temperaturat në telefon shënon - 7 gradë Celcius.
Nga atje raporton se by pass i Qafës së Murrizit është prej më shumë se një ore i bllokuar. Radhët e gjata të makinave për shkak se kanë lëvizur pa zinxhirë kanë bllokuar lëvizjen në këtë aks.
"Ka probleme shumë. Ka radhë të gjata makinash në të dy krahet e By Pasit. Ka dhe fëmijë në makina' raporton ai.
Policia këshilloi të mos lëvizet pa zinxhirë.
Në qarkun e Dibrës rruga Peshkopi- Kukës është e pakalueshme ndërsa në zonat malore trashësia shkon në 20 cm