Krista Sharpe gjatë transmetimit live

Bota

VIDEO/ Gazetarja ngacmohet seksualisht gjatë raportimit live

20 Janar 2021, 13:13| Përditesimi: 20 Janar 2021, 13:24

  • Share

Gazetarja Krista Sharpe me origjinë kanadeze, përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter ka shpërndarë momentin kur ajo është ngacmuar seksualisht gjatë një raportimi live nga një person i cili po udhëtonte me makinë pranë saj.

Ajo e shokuar shikon në drejtim të makinës nga vinte zëri dhe më pas përpiqet të kalojë atë situatë në heshtje.

Sharpe në postim ka shkruar se kjo nuk është aspak për të qeshur dhe se kjo situatë e shqetëson shumë.

Në fund tha se kjo gjë i ndodh të gjithë gazetareve kudo dhe dikur duhet të ndalet .

Videoja ka bërë xhiron e rrjetit  dhe incidenti po hetohet nga policia rajonale e Waterloo në Kanada.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?