Gazetarja Vanessa Robles pësoi minuta ankthi teksa ishte në transmetim direkt nga kryeqyteti i Ekuador, Guayaquil. Në raportim para finales së Kupës Libertadores që luhet të hënë në stadiumin "Monumental" në këtë qytet, gazetarja ka rënë preh e dy grabitësve të maskuar dhe me motor.
Personat e armatosur me armë tentuan t'i vjedhin celularin, teksa u ndalën pasi gazetarja i tha se janë direkt, me keqbërësit që mbuluan fytyrat. “Po raportonim, kur erdhën dy të dyshuar me motoçikletë dhe erdhën për të vjedhur celularin. Thamë që ishim live, u shfaq një polic dhe ata ikën”, shpjegoi Vanessa, e cila punon për kanalin ekuadorian Teleamazonas.
Sipas gazetares, një nga burrat madje tregoi një armë në përpjekje për ta frikësuar dhe për t'i vënë dorën mbi sendet personale. “Falë zotit që ishim live, kjo i ndaloi pak. Ata mbuluan fytyrat dhe ikën", shtoi gazetarja.