Aktori i njohur, Tom Holland dhe ylli i serisë së filmave “Spider-Man”, ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve pasi ka bërë me duar simbolin e shqiponjës.
Një video e ndarë në rrjetet sociale Twitter dhe TikTok tregon aktorin britanik duke krijuar formën e shqiponjës me duar, simbolin që përfaqëson flamurin shqiptar.
Ndërsa përgatitet për foton, fansja i kërkon aktorit të bëjë shqiponjën me duar. Me një buzëqeshje dhe qasje të hapur, Holland pranon pa hezitim dhe formon simbolin e njohur, duke dëshmuar njëherësh sensin e tij të afërt dhe respektin për kulturën e fansave.
@iconstyle.al Aktori i ‘Hollywood’, Tom Holland i njohur për rolin ikonik të ‘Spiderman’ ka rrëmbyer zemrat e gjithë shqiptarëve pasi së fundmi është shfaqur duke bërë simbolin e shqiponjës ????????????????
♬ original sound - ICONSTYLE