Sport

VIDEO/ ‘Gëzuar 2020’, futbollistët dhe trajneri Kombëtares urojnë shqiptarët për Vitin e Ri

30 Dhjetor 2019, 14:01| Përditesimi: 30 Dhjetor 2019, 14:07

  • Share

Në prag të ndërrimit të viteve thuajse të gjithë futbollistët e Kombëtares nëpërmjet një video kanë uruar të gjithë shqiptarët ‘Gëzuar 2020’.

Në videon e publikuar nga FSHF nuk mungon as urimi i trajnerit Edy Reja në gjuhën italiane, ndërsa të veçanta janë disa prej urimeve të lojtarëve të cilët vënë theksin te ky vit i vështirë prej tërmetit.

Kombëtarja këtë vit nuk i përmbushi pritshmëritë përsa i përket rezultateve, por çdo shqiptar shpreson që krenaria e kombit në 2020 të bëjë paraqitje sa më pozitive.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?