New England Revolution humbi 1-2 kundër Columbus për raundin e 32-të në MLS amerikane të futbollit. Për vendasit nga minuta e parë e nisi edhe Giacomo Vrioni, sulmuesi i kombëtares shqiptare. 24-vjeçari nuk mundi të shmangte humbjen e të tijve, teksa doli pas minutës së 70-të të ndeshjes.
Duket se Vrioni nuk ka qenë dakord me vendimin e trajnerit Peay Clint, duke "shfryrë" në stol kundër këtij të fundit. Sulmuesi e ka tepruar me fjalët dhe mund të jetë objekt i ndëshkimit nga klubi, kjo për shkak të sjelljes së tij.
Këtë sezon Vrioni ka luajtur në 27 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe dhënë një asist. Në gjashtë ndeshjet e fundit Vrioni është duke vuajtur mungesën e golit, gjë që ka sjellë edhe reagimin e tij të ashpër.