Në "San Siro" Milani fitoi 1-0 kundër Veronës dhe gjen suksesin e tretë në pesë ndeshjet e fundit. Duket se merkato e dimrit ka qenë efikase për kuqezinjtë pasi dueli u vendos nga goli i Gimenez (i dyti me fanellën kuqezi). Duhej minuta e 75-të që një aksion model i vendasve të bënte që Leao të pasonte për meksikanin, i cili me portën bosh nuk e pati të vështirë të çonte sferën në rrjetë dhe t'i jepte fitoren të tijve. Tanimë Milani me 41 pikë merr vendin e shtatë duke lënë pas Bolognan, ndërsa Verona me 23 pikë mbetet në pozitën e 15-të.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Napoli barazon 2-2 në 'Olimpico', rihapet gara për kreun e Serie A! Milani i falet Gimenez, ngec Atalanta
S.Dh/ReportTv.al
