Giro d'Italia, aksidenti pranë Napolit

Sport

VIDEO/ 'Giro d’Italia', përplasje masive në Etapën e Gjashtë! Masa drastike nga organizatorët

16 Maj, 14:02| Përditesimi: 16 Maj, 14:05

  • Share

Etapa e Gjashtë e 'Giro d’Italia' (15 maj), me itinerar nga Potenza në Napoli (227 km), u shoqërua me një incident të rëndë që detyroi organizatorët të ndërprisnin garën dhe të merrnin masa të jashtëzakonshme.

Një përplasje masive në grupin kryesor, e shkaktuar nga asfalti i rrëshqitshëm për shkak të reshjeve të shiut, solli rrëzimin e disa çiklistëve në tokë dhe shqetësim të madh për sigurinë.

Mes të përfshirëve në aksident ishte edhe Jai Hindley, fituesi i 'Giro d’Italia' në vitin 2022, i cili u shfaq i tronditur dhe u detyrua të tërhiqej nga gara, duke u larguar me ambulancë për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Në momentin e ndalimit, çiklistët Simone Paleni dhe Taco van der Hoorn ishin në shkëputje me një epërsi prej 50 sekondash ndaj grupit ndjekës. Pas vendimit për të rinisur garën pa kohë, çiklistët rifilluan pedalim të kontrolluar pas makinës drejtuese, por pa ndonjë ndikim në klasifikim.

Etapa u mbyll në mënyrë simbolike në Napoli, me një sprint pa kohë të regjistruar. Juria vendosi që nuk do të ndahen pikë, shpërblime apo ndryshime në renditjen e përgjithshme, duke "ngrirë" zyrtarisht rezultatet për këtë etapë.

Një ditë e vështirë për Giro-n, ku siguria e sportistëve u vendos mbi gjithçka tjetër, në një sezon që deri tani ka ofruar gara të forta dhe momente emocionuese.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?