Arbër Hoxha feston golin

Sport

VIDEO/ Gjashtë muaj pritje, Arbër Hoxha shënon dhe asiston për Dinamo Zagrebin

8 Shkurt, 09:02| Përditesimi: 8 Shkurt, 09:04

  • Share

KROACI - Dinamo e Zagrebit fitoi 3-0 kundër Sibenik për raundin e 21-të në elitën e futbollit kroat. Vendimtar me gol dhe asist për të besuarit e Fabio Cannavaros ishte sulmuesi i kombëtates shqiptare, Arbër Hoxha.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 38-të me golin e Mmaee. Në minutën e 59-të trajneri Cannavaro vendosi të hidhte në fushë Arbër Hoxhën në vend të Marco Pjacës.

Vetëm 15 minuta në fushë dhe Hoxha do tregonte potencialin e tij, duke marrë një top pas shpine, kontrolluar bukur, dribluar rivalët dhe me gjuajtjen e bukur gjeti golin e dytë të ndeshjes dhe të tretin këtë sezon. Gjashtë muaj pritje për djaloshin kuqezi që të shënonte sërish në kampionat për Dinamo Zagreb.

"Magjia" e Hoxhës nuk do ndalej këtu, pasi në minutën e 78-të ai asistoi për Baturinën, me Dinamo Zagreb që shënoi golin e tretë. Në elitën e futbollit kroat kryeson Rijeka me 39 pikë, ndjekur nga Hajduk Split me 37 pikë dhe Dinamo Zagreb me 35 pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?