Më shumë se 20 punëtorë të stadiumit të ri të Barcelonës në Spanjë u përfshinë në një sherr me mjete të forta. Mediet iberike bëjnë me dije se punëtorët ishin shqiptarë dhe rumunë, teksa gjithçka ka nisur majë skelave me shkopinj dhe mjetet e ndërtimit.
Mësohet se gjashtë prej tyre kanë mbetur të lënduar, teksa pas sherrit të dhunshëm të gjithë punëtorët, të cilët ishin punësuar nga një kompani nënkontraktore janë pushuar nga puna.
Gjithçka duket se ka ndodhur për mënyrën e punës, teksa grupimet duket se nuk kanë toleruar dhe janë grupuar në bazë kombësish për një grindje që në fund solli largimin nga puna.
Estoy llorando con los obreros del Camp Nou. ???????? pic.twitter.com/w9OwHumjzb
— Jeff (@JeffFcb14) October 11, 2024