VIDEO/ Maluma po performonte në skenë, fansi e qëllon me patericë

12 Shtator 2023, 12:17| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 12:59

  • Share

Këngëtari kolumbian, Maluma, gjatë koncertit të tij teksa po performonte është goditur nga publiku me një patericë.

Maluma nuk u lëndua, por ai menjëherë ndërpreu performancën dhe me patericën në dorë ai po shikonte publikun.

Videoja e incidentit u bë virale në të gjitha mediat sociale, ku kishte komente pozitive dhe negative nga komentuesit.

Motivi pas aktit mbetet i paqartë, duke i lënë fansat të shqetësuar.

Kohët e fundit, kemi parë disa incidente të këngëtarëve që u goditën në skenë me sende të ndryshme gjatë koncerteve siç janë Harry Styles, Bebe Rexha dhe Adele.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?