Policia e Gjirokastrës zbardhi vrasjen e 72 vjeçarit Faik Hajdinit në Zhapokikë të Memaliajt. I moshuari u vra me thikë nga një 23 vjeçar I cili ishte nxitur nga çifti i bashkëshortëve, që me viktimën i ndante një gardh.
Policia ka sekuestruar dhe thikën, telefonin e sende të tjera të cilat kanë influencuar në rrethanat e ngjarjes, të shfrytëzuara nga të dyshuarit.
Në pranga ka rënë Blerti Kanushi, Skëndër Ajdini e Darovi Ajdini dhe djali i tyre.
Lajmi kryesor:
Vranë 72 vjeçarin në Memaliaj për 4 trungje, trupi u hodh në përrua! Krimi u nxit nga çifti fqinj e kreu nipi 23 vjeç, i ndihmoi dhe i biri! Motivi dhe dinamika
S.G//ReportTv.al