Gjegj Luca dhe veliera

VIDEO/ Gjergj Luca: Eh mor Sali, mirë ty që s'të zë gjumi natën nga mëkatet, po me mua çke që më përmend emrin?

22 Nëntor 2023, 12:45| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 12:49

  • Share

Biznesmeni Gjergj Luca ka replikuar me ironi me Sali Berishën, pasi ish-kryeministri i ka përmendur emrin në një emision mbrëmjen e djeshme. Berisha hodhi akuza se velieria e gjetur në portin e Sarandës që ishte në pronësi të Rozafës, ishte ndjekur nga italianët për kokainë.

"Për Gjergj Lucat. E morët vesh se çfarë ishte veliera e tij? Për kokainë. E ndjekur nga italianët për kokainë. Veliera e Gjergj Lucës. Ky është miku më i ngushtë i Ramës. I përzien peshkun me erëza ta tjera. Ky merr detin. Është investitor strategjik ky. Ai prokurorinë e blen me një arkë peshk”, tha Berisha në një emision televiziv.

Luca përmes një postimi në Facebook, ironizion Berishën duke thënë se përse ia ka përmendur emrin pasi të dy kishin një gëzim, ish-kryeministrit i liruan dhëndrin, ndërsa Lucës velierën.

"O doktor, si u ngryse. Po ç’pate mor burrë që ma përmend emrin. Po ç’ke or burrë, të dy e kemi një gëzim sot, mua më liruan velierën, ty të liruan dhëndrin, t’u pirë verë ti andej, e unë këtej, t’u qenë në punë tonë, shkove më përmende emrin dhe më solle këtu me m’lënë gjithë natën se më kanë thërrit këta. Nga e morën vesh këta të PD, që këna marrë një arkë peshk, të rri unë të sqarohem tani më këta. Por ç’ke mor të lënash zotin që merresh me mua, se këna qenë miq dikur. Edhe ti e di shumë mirë që unë nuk prek tek e huaja, edhe unë e di shumë mirë për ty që ti nuk prek tek e huaja. Po na le or burrë, na lë, se na fike na le gjithë natën rrugëve or burrë. Jo mua, po le gjithë dynjanë. Hajde ma bëfsh gjumin e ëmbël", tha Luca. 

Siç duket nga video, Gjegj Luca është në prokurori, ndërsa thotë se Berishën nuk e zë gjumi natën nga mëkatet, por emrin e tij përse e përmend.

“Eh mor Sali mor Sali, duhet të ishte një ditë gëzimi për ne të dy se mua më liroi gjykata velierën e ty të liroi dhëndrin por ti si gjithmonë gricesh natë e ditë edhe me rrobat e trupit e na le pa gjumë. Mirë ty që s'të zë gjumi nga mëkatet po unë ç'dreqin kam që rri zgjuar? Ja ku jam, duke e gdhirë në prokurori për një arkë peshk”, thotë Luca.

Prokuroria e Sarandës vendosi mosfillimin e hetimit për velierën e gjetur në mes të detit, pasi nuk evidentohet ndonjë fakt ose element i veprës penale. Në velierë nuk ka pasur sende të kundraligjshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Raif: 23/11/2023 14:18

    Gjergji është i njejt me Salihun me një dallim të vogël:Salihu i ndihmoi serbët msheftas kurse Gjergji publikisht i kërkoi Edi Ramës të ia bashkon Shqipërinë Serbisë.

    Përgjigju
  • Vini: 22/11/2023 15:33

    Hahaha, o Luc je gjigand. Drit i past shpirti Ndreks dhe dopsou pak. Mbarsi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?