VIDEO/ Gjergj Luca në Hagë te Hashim Thaçi: Krimi i vetëm se sakrifikoi gjithçka për Kosovën e pavarur

4 Nëntor 2023, 20:24| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 21:08

  • Share

Biznesmeni Gjergj Luca ka qenë këtë të shtunë në Hagë, për t’u takuar me Hashim Thaçin dhe drejtuesit e tjerë të UÇK, që po gjykohen për krime lufte. Luca ka ndarë një video pas takimit me Thaçin, ku thotë se gabimi vetëmi tij dhe i luftëtarëve të UÇK-së ishte se luftuan për Kosovën e pavarur.

“Takova një që po gjykohet për krime lufte dhe me thënë të drejtën hyra për t’i dhënë optimizëm atij burri dhe më thënë të drejtën kisha aq shumë optimizëm, jetë e forcë sa unë dola i trishtuar dhe lashë burra të fortë aty brenda që kishin energji pa fund dhe pozitivitet pa fund. Ai është një burrë që akuzohet për krime luftë dhe krimet më të tmerrshme që ai burrë ka bërë firmosja e Rambujesë që i hapi rrugë bombardimit të NATO-s, dhe tjetra që ka qenë më e tmerrshme se më e para, ai burrë ka qenë kryeministër i Kosovës dhe ka firmosur pavarësinë e Kosovës. Këto ishin dy krimet e tmerrshme dhe sigurisht që krimi tjetër është që organizuar luftën çlirimtare të UCK, bashkë me shokët e tij dhe tani po gjykohet për të parë a ka prova apo jo për atë luftë që i ka dal për zot gjysmës kombit, gjysmës të shpirtit tonë”, thotë Luca.

Biznesmeni Luca e ka një mesazh edhe për politikën e Kosovës.

“Do kisha shumë dëshirë që nga ky vend ku unë po dal të kisha mundësi sa do pak të jepja një mesazh për politikën e Kosovës. Për mënyrën si ushqejnë masat dhe njerëzit e tyre. Nëse para disa ditëve në Tiranë kam dal e kam thënë që mbaroi etapa e feudalizmit bolshevik. Unë mendoj që në Prishtinë për këta lider që kemi e kemi më të gjallë se kurrë feudalizmin bolshevik. Bajraqet e shqiptarëve me kokën e vet që mendojnë se etapa dhe historia fillojnë atë ditë që kanë ardhur në fron. Ky është feudalizmi shqiptar. Mënyra se si këta njerëz komunikojnë me masat aty fillon feudalizmi bolshevik. Mënyra se si ata sillen duke mos thënë të vërtetën, politika juaj”, thotë ai.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luci: 05/11/2023 00:37

    Te ka cu Rama mer Luc

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 04/11/2023 22:24

    Po kjo àsht loja hahahahaha....

    Përgjigju
  • Arber: 04/11/2023 20:57

    Tu befte shendet o Gjergj Luca, je lengjende e gjalle, Je njeri per tu marre shembull qe ne fakt asnje fatkeqsisht Spo merr shembullin tende dhe as shembuj te mire ne pergjithsi Thjesht po e shkatrrojne kte vend si ne shqiperi e kosove Sepse 1 jemi dhe po e shkatrrojne me dashje. Ti sje thjesht biznesmen per ato qe ste njohin, Por je ne rradhe te pare nje familje e nderuar dhe nje njeri i mire shkolluar, nje aktor dhe regjizor dhe arkitekt i rradhe, Por dhe biznesmen shume i suksesshem pa dyshim, I cili ke bere disa vepra arti ne shqiperi, jo thjeshte biznes... Je ti vetmi qe flet me shpirt dhe me zemer dhe pa doreza e servilizma, Vetem ti si rradhe njerez ja u perplas te verteten ne sy te gjithe kraheve Te politikes dhe qe nuk dite me u rrenu pavarsisht dashakeqsise te pushteteve qe nga 1991 deri sot... Ndrek Luca u pare, te la me nje shpi dhome e guzhine me divana 7 mije leksht dhe ja ku je sot, nje njeri per tu marre shembull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?